NPL “Eko-Theranda” vazhdon me aksionet e mirëmbajtjes dhe pastrimit në Suharekë /

Në ditët e para të shtatorit, kur lëvizja e qytetarëve është më e ulët pas sezonës së verës, ekipet e NPL “Eko-Theranda” kanë vazhduar me përkushtim punët e rregullta të mirëmbajtjes dhe pastrimit në qytet.

Aktivitetet e realizuara përfshijnë:

  • Larjen e rrugëve në gjithë qytetin
  • Pastrimin e drunjve të dëmtuar në Sheshin “Besim Ndreca”
  • Eliminimin e mbeturinave të ngurta
  • Mirëmbajtjen dhe pastrimin profesional të luleve dhe hapësirave të gjelbërta

Këto veprime kanë për qëllim ruajtjen e pastërtisë, sigurisë dhe bukurisë së qytetit, duke krijuar një ambient më të shëndetshëm dhe estetik për të gjithë qytetarët e Suharekës.