Demokrat Kadri Vataj, i lindur dhe rritur në qytetin e Suharekës, mbetet gjithmonë krenar për prejardhjen e tij nga fshati Sallagrazhdë. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare i vazhdoi në Fakultetin Filozofik – drejtimi Histori. Studimet pasuniversitare i përfundoi në të njëjtin fakultet, ku fitoi titullin Magjistër i Arkivistikës.
Që në moshë të re, Vataj është angazhuar në aktivitetet politike dhe shoqërore, duke qenë pjesë aktive e Rinisë Demokratike të Kosovës. Përmes këtij angazhimi, ai ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin demokratik të vendit.
Aktualisht, ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Suharekë, ku vazhdon përkushtimin e tij për avancimin e jetës politike, institucionale dhe qytetare në komunë dhe më gjerë.
Me përvojën akademike dhe angazhimin e tij politik, Demokrat Vataj synon të sjellë përfaqësim dinjitoz dhe vizion për zhvillim në Asamblenë Komunale të Suharekës, si kandidat me numrin 5.
Lini një Përgjigje