Udhëtimi FSHAT MË FSHAT vazhdoi sot në Studençan, Dobërdelan, Nepërbisht dhe Samadrexhë, ku banorët ndanë shqetësimet e tyre për problemet e thella me të cilat përballen çdo ditë.
Në Studençan, rezervuari i vogël i ujit nuk mjafton për nevojat e banorëve, ndërsa në Dobërdelan, uji i ndotur me mangan dhe mungesa e rrjetit të ujësjellësit paraqet një sfidë serioze. Në vitin 2025, mungesa e ujit të pijshëm është një turp për komunën tonë.
Nga Dobërdelani deri në Samadrexhë, njerëzit rrëfyen se si dikur vreshtat ishin identiteti i tyre. Sot, kjo trashëgimi po shuhet, sepse politikat bujqësore nuk janë të bazuara në nevoja reale, por të bllokuara nga interesat politike.
Në Studençan, era e padurueshme që vjen nga deponia private e mbeturinave pranë zonës industriale, vetëm disa metra larg shtëpive, bizneseve dhe tokave bujqësore, është kthyer në simbol të kapjes së pushtetit. Edhe plehrat janë shndërruar në përfitime vetanake.
Por Theranda ka shumë për të ofruar – natyrë të bukur, tokë pjellore, njerëz punëtorë dhe të dashur. Nuk duhet lejuar që një “mollë e kalbur” të shkatërrojë të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne jemi këtu për t’i dëgjuar qytetarët dhe për të ndërtuar një komunë me dinjitet për të gjithë.
Lini një Përgjigje