Sot është nderuar me mirënjohje znj. Kimete Bytyçi, bashkëshortja e bashkëluftëtarit dhe ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Ukë Bytyqit.
Kimete Bytyçi u vlerësua për kontributin e saj të çmuar në fushën e arsimit, ku për vite me radhë ka edukuar breza të tërë nxënësish me përkushtim, dashuri dhe përgjegjësi. Përveç angazhimit profesional, ajo ka qenë gjithmonë pjesë aktive e jetës shoqërore dhe kulturore, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në komunën e Suharekës.
Me rastin e pensionimit të saj, Kryetari së bashku me Nënkryetaren e Komunës, znj. Mihrije Suka, i shprehën mirënjohjen më të sinqertë për gjithë punën, mundin dhe vlerat që ka sjellë në shoqëri.
“Kontributi i saj do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë të përbashkët”, u theksua gjatë ceremonisë.
Në fund, znj. Bytyçi mori urime për shëndet dhe jetë të gjatë pranë nipave dhe mbesave.



Lini një Përgjigje