Prof. MA. Sc. Aziz Bytyqi – Zëri i drejtësisë, arsimit dhe rinisë në Suharekë

Prof. MA. Sc. Aziz Bytyqi, nga fshati Nishor, është kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës.
Një personalitet i veçantë, i njohur për kredibilitetin profesional, moral dhe kombëtar, i cili me përkushtim e përulje ka shërbyer qytetarëve, arsimit dhe atdheut.

13 vite ligjërues në IAAP “Abdyl Ramaj”
✅ Ligjërues i licencuar në Kryqin e Kuq dhe në fushën e ligjit për armë
18 vite vullnetar humanitar – mbi 500 familje të vizituara vetëm gjatë pandemisë
3 mandate anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së në Suharekë
2 mandate Shef i Grupit të Asambleistëve në Asamblenë Komunale

Ai është adresa e parë e nxënësve, studentëve dhe rinisë, gjithmonë pranë qytetarëve pa dallim.
Me thjeshtësinë dhe përkushtimin e tij, ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithëve.

Prof. Aziz Bytyqi përfaqëson politikbërje të pastër, larg përçarjes e polarizimit, duke sjellë vizion për bashkim dhe zhvillim.

Me një trashëgimi të pastër kombëtare dhe një jetë në shërbim të qytetarëve, ai është kandidati që meriton mbështetjen e secilit prej nesh.