Nga flakët në festë: Zjarrfikësit në Grejkoc shuan zjarret dhe festojnë me bostan ditëlindjen e kolegut

Ditëve të fundit, Komuna e Suharekës është përballur me zjarre fushore, të cilat kanë rrezikuar stalla, shtëpi dhe prona të qytetarëve.

Sot, në fushat e fshatit Grejkoc, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe, por falë intervenimit të shpejtë të njësisë së zjarrfikësve, ato u shuan me sukses.

Në këtë situatë nuk mungoi as prania e kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, i cili edhe pse në ditë vikendi ishte bashkë me zjarrfikësit dhe qytetarët, duke dhënë ndihmën e tij në shuarjen e zjarrit.

Momenti më i veçantë pas gjithë kësaj angazhimi, ishte kur kryetari Muharremaj, së bashku me zjarrfikësit, u relaksuan në ara duke ngrënë bostan. Gjithashtu, ata shfrytëzuan rastin për t’i uruar ditëlindjen zjarrfikësit Flakin Kiqaj, të cilit i dëshiruan shëndet e jetë të gjatë.