Komuna e Suharekës dhe GERMIN nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për angazhimin e diasporës në barazinë gjinore

Komuna e Suharekës dhe organizata GERMIN kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që synojnë angazhimin e diasporës në avancimin e barazisë gjinore dhe zhvillimin e komunës.

Ky bashkëpunim pritet të forcojë lidhjet me diasporën, të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik, kulturor dhe arsimor, si dhe të përmirësojë shërbimet publike në komunë. GERMIN, një organizatë joqeveritare me rrjet të gjerë profesionistësh nga 24 vende të botës, do të kontribuojë përmes ekspertizës në fusha të ndryshme si teknologjia, arsimi, siguria dhe diplomacia.

Memorandumi do të jetë në fuqi nga gusht 2025 deri në gusht 2026 dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi të qëndrueshëm e të favorshëm për jetën e qytetarëve të Suharekës.