Suhareka humb zërin më të fuqishëm të LDK-së në Asamble Selman Kolgeci nuk rikandidon

Selman Kolgeci, një prej zërave më aktiv në Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një deklaratë publike, Kolgeci thekson se ky vendim nuk është tërheqje nga angazhimi politik, por një hap i qëllimshëm për t’i dhënë hapësirë një vajze të re – me ide, energji dhe përkushtim të ri.

“Jo çdoherë vlerësimi është ai që udhëheq proceset e brendshme, por unë mbetem besnik ndaj vlerave që më kanë udhëhequr: dinjitetit, drejtësisë dhe punës së ndershme,” ka deklaruar ai.

Kolgeci shpreh mirënjohje për mbështetjen ndër vite dhe garanton se do të vazhdojë të jetë aktiv në politikë, duke kontribuar në projektet e LDK-së dhe zhvillimin e komunës.