Në Suharekë u hap me krenari ART CENTER – një qendër moderne që simbolizon vizionin, përkushtimin dhe besimin në potencialin ekonomik të qytetit tonë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, së bashku me biznesmenin e suksesshëm z. Shaqir Palushi, vizituan nga afër këtë hapësirë të re që premton të bëhet pikë referimi për zhvillimin lokal.
ART CENTER është një model konkret se si puna, vizioni dhe përkushtimi ndërtojnë vlera të qëndrueshme për komunën tonë,” u shpreh Kryetari Muharremaj gjatë vizitës, duke vlerësuar këtë projekt si një gur themeli për ekonominë lokale.
Bizneset që do të veprojnë brenda kësaj qendre janë dëshmi e gjallë se Suhareka ka njerëz të përkushtuar, ide inovative dhe potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim. Ato jo vetëm që forcojnë ekonominë lokale, por edhe krijojnë mundësi të reja për të rinjtë, duke lidhur kapitalin privat me interesin publik.
“Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm nis me përkrahjen e ideve dhe investimeve që sjellin dobi për të gjithë qytetarët,” tha më tej Kryetari.
ART CENTER është dëshmi se Suhareka po ecën përpara, falë punës, bashkëpunimit dhe vendimeve të mençura.
Ju lumtë të gjithëve që kontribuat në këtë projekt! Suhareka po ndërton të ardhmen që sot.










Lini një Përgjigje