Suhareka dhe Prizreni drejt një qasjeje të përbashkët për shëndetin mendor

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, znj. Mihrije Suka, ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren: drejtorin Jahir Krasniqi, infermieren Aferdita Kajdomçaj dhe këshilltarin psikosocial Agim Bytyqi.Në takim mori pjesë edhe kryeinfermierja e QKMF-së në Suharekë, znj. Mimoza Bajraktari, e cila njëherësh ishte edhe inicuesja e këtij bashkëbisedimi.

Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave profesionale dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë në përmirësimin e trajtimit të rasteve të shëndetit mendor në Komunën e Suharekës – sidomos të atyre rasteve që kërkojnë kujdes dhe përkrahje të vazhdueshme.

Komuna e Suharekës shpreh përkushtimin e saj për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe ndërtimin e një sistemi më gjithëpërfshirës, në funksion të mbështetjes së qytetarëve që kanë nevojë për kujdes në fushën e shëndetit mendor.