Suhareka mirëpret bashkatdhetarët me organizime dhe lehtësira për DiaFest 2025

Bashkatdhetarët tashmë kanë filluar të vijnë në vendlindje dhe Komuna e Suharekës është e përgatitur për t’i mirëpritur ata me infrastrukturë të përmirësuar dhe lehtësira shtesë.

Në kuadër të angazhimit për një pritje sa më dinjitoze, komuna ka ofruar vendparkime falas, ndërsa Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka planifikuar tri mbrëmje muzikore për nder të mërgimtarëve.

Eventi festiv i njohur si DiaFest 2025 do të mbahet më 31 Korrik, 1 dhe 2 Gusht, duke sjellë net të mbushura me argëtim dhe atmosferë festive për të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë.

I gjithë ky organizim po realizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës, z. Bali Muharremaj, i cili ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjes së fortë me mërgatën dhe krijimit të hapësirave për bashkëbashkëpunim dhe festë.