Vazhdojnë punimet në rrugën Samadraxh–Dobërdolan, Muharremaj: Po ecim mirë

Edhe pse është ditë vikendi, Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, ka vazhduar angazhimet e tij në terren. Sot, ai ka vizituar fshatin Samadraxh, për të parë nga afër ecurinë e punimeve në rrugën që lidh këtë fshat me Dobërdolanin.

Kryetari Muharremaj ka deklaruar se është i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe theksoi se ky aks rrugor do të përfundohet sipas planit.

“Punimet po shkojnë mirë dhe do të vazhdojnë deri në përfundim. Me këtë rrugë do të lidhen më lehtë Samadraxha dhe Dobërdolani, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve të kësaj ane,” u shpreh Muharremaj.