Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses trajnimin “Taktikat me Njësi të Vogla (TTNJV)”, me pjesëmarrjen e 40 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Trajnimi, i udhëhequr nga instruktorët e FSK-së, ka qenë intensiv dhe sfidues, duke përfshirë module teorike dhe praktike në fushën e këmbësorisë. Pjesëmarrësit janë përgatitur me njohuri dhe shkathtësi që rrisin efikasitetin dhe reagimin operativ në situata reale.
“Ky trajnim është dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët për të ndërtuar forca të afta dhe të koordinuara përballë çdo sfide që ndërlidhet me sigurinë,” u shpreh një përfaqësues i FSK-së, duke vlerësuar lart gatishmërinë dhe disiplinën e pjesëtarëve të Policisë.
Ky bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Policisë së Kosovës synon forcimin e kapaciteteve institucionale në funksion të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit të vendit.






















Lini një Përgjigje