Zyrtare: Diar Vokrri i bashkohet FC Ballkanit

FC Ballkani ka zyrtarizuar sot përforcimin më të ri në radhët e veta – mesfushorin premtues Diar Vokrri. Klubi nga Suhareka ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin, i cili nga sot është pjesë e skuadrës portokalli.

Me këtë lëvizje, Ballkani vazhdon të konsolidojë ekipin në prag të sfidave të rëndësishme, si në kampionatin vendor ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ku ambiciet janë të mëdha.

“Një emër me potencial të madh që vjen për të forcuar edhe më shumë skuadrën tonë në rrugëtimin evropian dhe garat vendore”, thuhet në njoftimin e klubit.

Përmes afrimeve të tilla, Ballkani po tregon vendosmërinë për të ndërtuar një skuadër konkurruese që synon suksese të reja në sezonin e ri.