Rekomandime për përdoruesit e pishinave publike në Kosovë

Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimit të sigurisë në ambientet ujore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike, të respektojnë udhëzimet në vijim:

Ruani higjienën personale

Para hyrjes në pishinë, bëni gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm

Përdorni rroba banje të pastra dhe mos hyni në ujë me rroba të zakonshme

Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive , të lëkurës apo të traktit tretës (p.sh. diarreja)

Nëse keni plagë të hapura , mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione

Sjellje e përgjegjshme në pishinë

Respektoni rregullat dhe shenjat sinjalizuese

Mbani fëmijët nën mbikëqyrje të vazhdueshme

Shmangni sjelljet e rrezikshme si vrapimi, zhytjet e papritura apo hedhjet pa kontroll

Ndalohet ndotja e ujit

Mos urinoni në ujë dobëson efektin e klorit dhe përhap infeksione

Mos fusni ushqim ose pije në zonën e ujit – kjo rrit rrezikun për ndotje dhe tërheq insekte

Fëmijët e vegjël të përdorin pelena të posaçme për ujë

Zgjidhni ambiente të sigurta dhe të mirëmbajtura

Frekuentoni vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara

Nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë

Kujdesi për higjienën dhe respektimi i rregullave ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të të tjerëve