Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Suharekës nesër do të hapë dyert për të gjithë fëmijët, pa dallim moshe. Gjatë kësaj dite, fëmijët do të kenë mundësinë të vizitojnë të gjitha drejtoritë dhe dikasteret komunale, të njihen nga afër me udhëheqësit komunalë dhe të shohin nga brenda se si funksionon puna në institucionet e komunës.
Përveç vizitës, fëmijët do të mirëpriten me shumë aktivitete argëtuese si këngë, maskota, muzikë dhe shumë surpriza të tjera.
Ky organizim është iniciuar dhe mbështetur nga Zyra e Kryetarit të Komunës, z. Bali Muharremaj. Aktivitetet do të nisin në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.
Të dashur fëmijë, ju mirëpresim të festojmë së bashku ditën tuaj të veçantë – 1 Qershorin!
Lini një Përgjigje