Këngëtarja shqiptare, Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca, është arrestuar të martën në Tiranë, ka raportuar “Euronews Albania”.
Sipas raportimit, 28-vjeçarja dyshohet për kultivim të bimëve narkotike.
Aty thuhet se në banesën e saj janë kapur pesë vazo ku ishin mbjellë hashash.
Kanabisi besohet se ishte kultivuar në ballkonin e banesës.
Enca është një nga këngëtaret shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Numëron mbi 2.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram.
Lini një Përgjigje