Komuna e Suharekës ka mbajtur dëgjim publik me banorë të fshatit Reqanit për Kornizën Afatmesme të Buxhetit (KAB) për vitet 2026-2028.
Në këto dëgjime qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat, shqetësimet dhe propozimet e tyre për projektet prioritare që ata dëshirojnë të përfshihen në planifikimin buxhetor të viteve në vijim.
Procesi i dëgjimeve publike do të pasqyrohet në përpilimin e draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore, e cila më pas do t’i dorëzohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim.
Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj ka theksuar rëndësinë e këtyre dëgjimeve si një mjet kyç për përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe për hartimin e një buxheti që reflekton nevojat dhe prioritetet reale të banorëve të komunës.
Lini një Përgjigje