Muharremaj: “Idetë më të mira nuk lindin në zyrë, lindin mes njerëzve – aty ku jeni ju”

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetet sociale mbrëmë, ka shpërndarë një mesazh domethënës, duke theksuar se idetë më të mira nuk lindin në zyrë, por në mesin e njerëzve, aty ku jeta pulson dhe nevojat janë të dukshme.

Ky mesazh nënvizon qasjen e tij për një udhëheqje gjithëpërfshirëse dhe të hapur, ku qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë, luajnë një rol aktiv në ndërtimin e së ardhmes së qytetit.

“Unë e di që Suhareka ka rini të mençur, kreative dhe plot vizion. Dhe nuk dua ta ndërtoj këtë vend pa ju – jo vetëm për ju, por me ju,” ka deklaruar Muharremaj, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të japin idetë e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunës.

Në vijim të postimit, ai ka paralajmëruar disa iniciativa konkrete që janë në shqyrtim, si:

Wi-Fi falas në sheshet publike

Krijimi i hapësirave kreative për të rinjtë – ambiente të hapura për punë, pushim, lojë, diskutim dhe krijimtari, pa barriera dhe me qëllim edukativ

Muharremaj i ka ftuar qytetarët që të ndajnë me të çdo mesazh, ide, ëndërr, vërejtje apo këshillë, në cilëndo platformë komunikimi, duke premtuar se do t’i lexojë të gjitha dhe do të angazhohet që më të mirat prej tyre të shndërrohen në vepra konkrete.

“Sepse një qytet i ri ndërtohet me një rini që flet dhe një udhëheqës që dëgjon,” – përmbyll ai.