Në takim të koordinimit lokal për sigurinë, institucionet komunale dhe forcat e rendit diskutuan masat për rritjen e sigurisë publike. Nënkryetarja e komunës Mihrije Suka përpos aktiviteteve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar një mjedis më të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Në këtë takim Përfaqesuesi i Stacionit Policor në Suharekë Sami Veselaj raportoi se situata e përgjithshme është e qetë.
Gjatë kësaj kohe, jane regjistruar , 582 gjoba për shkelje të rregullave dhe 22 urdhëresa të lëshuara nga gjykatat.
Ai theksoi si temë të rëndësishme: sigurinë në trafikun rrugor, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave dhe shenjave të komunikacionit për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur jetën e qytetarëve.
Lini një Përgjigje