Përfaqesuse nga: Universitetit “Ukshin Hoti” sot vizituan Shkollen e mesme “Skënder Luarasi” Suharekë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren realizoi një vizitë promovuese në IAAP “Skënder Luarasi” në Suharekë. Asistenti Milot Krasniqi, së bashku me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor – znjsh. Bleona Buduri, znjsh. Samire Karavidaj dhe z. Riad Bislimaj – prezantuan programet studimore, bursat që ofron universiteti, si dhe aktivitetet kurrikulare dhe jashtëkurrikulare.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Ass. Milot Krasniqi për angazhimin dhe prezantimin profesional të Universitetit, si dhe përfaqësuesve të Parlamentit Studentor për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj vizite.