Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetja ka publikuar sot në llogarinë e tij në Facebook një kontratë të nënshkruar nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e cila, sipas tij, përmban shkelje të rënda ligjore.
Kontrata në fjalë i jep një kompanie private të sapoformuar, LIP KS & IT, të drejtën për të shfrytëzuar një pronë shtetërore – konkretisht, Fabrikën për Përpunimin e Nënprodukteve Shtazore.
Sipas Mehmetjas, kjo kontratë përbën një nga rastet më flagrante të shkeljeve ligjore në Kosovën e pasluftës. Ai shton se dokumenti është aq i paprecedentë, saqë “po të mos ishte i dokumentuar, nuk do ta besonit”.
Për më shumë detaje dhe për të parë analizën e plotë të gazetarit, mund ta ndiqni videon e publikuar:
Lini një Përgjigje