Përkujtohen 7 dëshmorët dhe martirët e fshatit Bukosh, Komuna e Suharekës

Në fshatin Bukosh të Komunës së Suharekës u mbajt një tubim përkujtimor për nder të shtatë dëshmorëve dhe martirëve që ranë heroikisht gjatë luftës për lirinë e Kosovës.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, i cili vlerësoi lart sakrificën e bërë nga këta trima për çlirimin e vendit. Në mesin e të pranishmëve ishin bashkëluftëtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, si dhe përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike në Suharekë.

Ky përkujtim ishte dëshmi e respektit dhe mirënjohjes që qytetarët e Suharekës dhe mbarë Kosova ruajnë për të rënët që dhanë jetën për liri.