Hapet në Suharekë furra moderne “World Bakery” – një investim me standarde evropiane

Suharekës sot iu shtua edhe një biznes i ri me përmasa dhe standarde evropiane – World Bakery, një furrë moderne buke dhe pjekurinash, që sjell përvojën e tregjeve perëndimore, veçanërisht atë gjermane, në qytetin tonë.

Në një ceremoni të organizuar nga stafi i “World Bakery”, u përurua furra më e madhe në Suharekë, me pajisje bashkëkohore dhe një ambient të kuruar deri në detaj. Eksperienca e fituar nga pronarët në shtete të ndryshme evropiane, kryesisht në Gjermani, e bën këtë biznes të veçantë dhe premtues për qytetin.

Në hapje mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, i cili shprehu falënderimet për investitorët që kanë zgjedhur të hapin këtë biznes në vendlindje. Ai theksoi se: “Suhareka është vend i punës dhe i mundësive,” duke vënë në dukje rëndësinë e investimeve që krijojnë vende të reja pune për qytetarët.

Përveç bukës dhe pjekurinave të ndryshme, në “World Bakery” klientët mund të shijojnë edhe gjellë të përgatitura me kujdes, ëmbëlsira të freskëta dhe një përzgjedhje të pasur të kafesë.

World Bakery ndodhet në Rrugën “Skënderbeu” në Suharekë dhe është tashmë e hapur për të gjithë qytetarët që duan cilësi, shije dhe shërbim profesional.