Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës.
Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar përfaqsuesi i Stacionit Policor në Suharekë, rreshter Sami Veselaj, i cili pasi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë, më tej ka shtuar se gjatë dy javë kemi dy patrulla shtesë gjatë orëve të natës, të cilat patrollojnë vazhdimisht.
Ai më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur si dhe ka bërë të ditur se gjatë dy jave janë shqiptuar 486 tiketa për kundervatje dhe 19 urdhëresa të realizuara në gjykatë. Rreshteri policor Sami Veselaj, ka ngritur edhe shqetësimin e policisë, për mungesë të shenjave të trafikut dhe sinjalizimin në disa rrugë, e sidomos në rrugën Skënderbeu, ku nuk ka asnjë shenjë trafiku.
Lini një Përgjigje