Në historinë e Kosovës, shumë skandale kanë kaluar si stuhi të heshtura, por pak prej tyre mund të krahasohen me hajninë kolosale të mafies energjetike që lulëzoi nën qeverisjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.
600 milionë euro.
Po, 600 MILIONË euro nga gjaku, djersa dhe mundi i qytetarëve të Kosovës janë harxhuar për të blerë rrymë. Dhe çfarë fituam? Reduktime të turpshme dhe rritje çmimesh që e përplasen çdo familje në mjerim.
Në vend se të ndriçoheshin shtëpitë e shqiptarëve, ndriçoheshin xhepat e një grushti të pashpirtësh që luajtën me jetën dhe dinjitetin tonë.
Në vend të investimeve në prodhim vendor, në stabilitet energjetik, në rritje të kapaciteteve – ne pamë një zhytje të qëllimshme në krizë.
Pamë faturat që na vrisnin muaj pas muaji. sikur të ishim kthyer 100 vjet prapa.
Pamë mjekët që detyroheshin të operonin me gjeneratorë.
600 milionë euro – një shumë që mund të ndërtonte tri termocentrale të reja, që do ta bënin Kosovën eksportuese të energjisë.
Por jo.
Në vend të ndërtimit, ndodhi plaçkitja.
Në vend të zhvillimit, ndodhi mashtrimi.
Në vend të ndriçimit, mbretëroi errësira.
Kjo është jo vetëm hajnia më e madhe në historinë e Kosovës, por një krim kundër popullit. Një krim i heshtur, por i përgjakshëm, që s’do të amnistohet kurrë.
Sepse çdo euro e harxhuar padrejtësisht në këtë aferë energjetike, është një kafshatë e vjedhur nga goja e fëmijëve tanë.
Është një ilaç i munguar për një të sëmurë.
Është një rini që braktis Kosovën për t’u shpëtuar errësirës së një qeverie që i fali mafies gjithçka.
Mafia energjetike e Kurtit nuk është thjesht një dështim qeveritar – është një tradhti kombëtare.
Dhe për këtë tradhti, nuk mjafton një kërkim falje.
Nuk mjafton as një dorëheqje.
Ky është një mallkim që do të ndjekë përjetësisht ata që ia zhytën thikën Kosovës në zemër.
Kosova meriton drejtësi.
Kosova meriton dritë, jo errësirë.
Kosova meriton të çlirohet edhe një herë – këtë herë nga hajnat me kostum e kollare që ndriçojnë veç vetveten, ndërsa popullin e lënë në terr.
Lini një Përgjigje