Fadil Bytyqi u zgjodh President i ri i FC Suhareka

Nga Kuvendi Zgjedhor i FC Suhareka, mbajtur sot me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe përfaqësuesve të klubit, u zgjodh z. Fadil Bytyqi si President i ri i FC Suhareka.

Ky moment shënon fillimin e një epoke të re për klubin tonë, ku synojmë të fuqizojmë ekipin, të avancojmë projektet për të rinjtë dhe të arrijmë suksese të reja sportive.

Presidenti Bytyqi shprehu falënderime për besimin e dhënë dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të punuar pa kompromis për rritjen dhe suksesin e klubit.

Anëtarët e tjerë të bordit u zgjodhën ;

Adrian Hoxhaj – nënkryetar

Hamdi Bytyqi – anëtar

Shyqeri Hoxhaj – anëtar

Edin Berisha – anëtar

Berat Berisha – person zyrtar i klubit

Në emër të klubit tonë, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë anëtarët e kryesisë së kaluar të FC Suhareka për përkushtimin, sakrificat dhe punën e palodhshme gjatë mandatit të tyre.

Udhëheqja juaj ka qenë një faktor kyç në zhvillimin dhe arritjet e klubit, duke lënë një trashëgimi të çmuar për të ardhmen tonë. Faleminderit për vizionin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që keni ofruar për çdo lojtar, tifoz dhe projekt të klubit.

Tani, me mbështetjen e të gjithëve, ne synojmë të vazhdojmë rrugën drejt majave të reja. Ju mbeteni gjithmonë pjesë e historisë dhe familjes sonë të madhe!

𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ ! 💛🖤