Kryeministri Albin Kurti në tubimet e tij elektorale po mundohet ta ngrisë disponimin e simpatizantëve partiak, të cilët nuk po ia mbushin shumë sallat.
Herë pas here në këto tubime po lëshon edhe batuta për të nxitur qeshje tek njerëzit e pranishëm.
Por, jo rrallë batutat e tij po janë edhe fyese.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe dje në tubimin zgjedhor që e ka pasur në Prizren.
Derisa numëronte vetit e qytetit historik, i cili njihet si kryeqytet i shqiptarëve, ai ka thënë se Prizreni është kryeqytet i pekmezit të dardhave të Suharekës.
“Prizreni i juaj e Prizreni ynë i dashur për të gjithë, është kryeqytet i furrtarëve nga Hasi, i ambulatoreve goran, i peshkatarëve nga Kukësi, i bujqve nga ana-drini, i pekmezit të Rahovecit, apo edhe i pekmezit të dardhave të Suharekës”, ka thënë Kurti.
E kësaj deklarate krejtësisht të pambështetur, sepse Suhareka nuk shquhet për pekmez as ksi e as asi, i është kundërpërgjigjur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Edhe pse jo drejtpërdrejt, Muharremaj indirekt ia ka kthyer Kurtit duke i thënë se Suhareka është si rrush, pra Suhareka njihet për rrush e verë, e jo për pekmez, më së paku të dardhës.
Postimi i plotë i Muharremajt:
Suhareka është e kampionëve.
Suhareka është e zhvillimit ekonomik.
Thjeshtë dhe qartë. SUHAREKA është si rrush.
Lini një Përgjigje