U mbajt takimi i parë për këtë vit i sigurisë lokale

Në takimin e koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, para se të fillonte me fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë këtyre dy jave, ajo ka uruar të pranishmit dhe të gjithë qytetarët e Komunës sonë për një vit të suksesshëm dhe për të gjitha të mirat gjatë vitit 2025.

Një falenderim të veqantë ka shpreh për pjestarët e policisë së Kosovës të ciët me sukses kanë kryer detyrat gjatë tërë vitit 2024.

Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj. “Jemi ndër komunat ma të qeta në vend sa i përket gjendjës së sigurisë”, ka thënë Sylaj duke shtuar se “gjatë vitit që kaloi nuk kemi pasur asnjë vrasje, asnjë rrëmbim dhe shumë pak raste që kanë prishur sigurinë e qytetarëve” Komandanti Afrim Sylaj, për këtë sukses të arritur ka falenderuar qytetarët e Komunës sonë dhe institucionet komunale për ndihmën dhe bashkëpunimin me policinë.

Pasi ka thënë se edhe gjatë festave të fundvitit nuk ka ndodhur asnjë rast që ka prishur fetstat dhe nuk kemi pasur asnjë thirrje apo lajmërime për të intervenuar , më pas ka kërkuar që Komuna të bëjë sinjalizimin e rrugëve dhe të rregullohet ndriqimi sidomos afer objekteve shkollore. Në takim u tha se janë shqiptuar 519 tiketa dhe janë realizuar 19 urdhëresa.