Policia në Suharekë, ka arrestuar një person për “Dhunë në familje” dhe një për “Armëmbajtje pa leje”.
Suharekë / 16.12.2024 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Shirokë, Suharekë/ 16.12.2024 – 11:20. Është raportuar se tek dy të dyshuarit meshkuj kosovarë në çanta u është gjetur një pistoletë me gaz dhe një thikë. Armët janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.
Lini një Përgjigje