Drejtoria për Urbanizëm në Suharekë, lanson platformën për aplikim online për leje ndërtimore

Drejtoria për Urbanizëm në Suharekë, ka lansuar platformën elektronike – Digjitalizimi i Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të Komunës, për aplikim të lejes ndertimore, ku tash më qytetaret apo investitorët e ndertimit mund të aplikojën online për leje ndertimi.

E kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj theksoje se:

“Kjo platformë online është e para në Kosovë dhe Rajon, përgëzoje kompanin e projektimit dhe Drjetorin e Urbanizmit, tash më qytetarët do ta kanë më lehtë të aplikojën për leje ndrtimore si dhe e gjith procesi për aplikim është transparent.

Drejtori për Urbanizëm, Visar Kuçi, ka informuar se kjo platformë mundëson informacione të rëndësishme për qytetarët për urbanizmin, shërbimet publike dhe kadaster, qytetarët e Suharekës, do të kenë mundësi të marrin informacione nga urbanizmi për përcaktimin e zonave të ndërtimit si dhe kushtet për ndërtim brenda dhe jashtë qytetit, ka thënë Kuçi.