Njoftim për vaksinim nga QKMF” Rexhep Kuçi”

Njoftohën të gjithë banorët e Komunës së Suharekës se QKMF” Rexhep Kuçi” në Suharekë nga data 30.09.2024 ka filluar me vaksinim kundër gripit sezonal.

Për të qenë më afër qytetarëve, QKMF” Rexhep Kuçi”ka mundësuar vaksinimin edhe nëpër

QMF dhe AMF ku kryhet vaksinimi i rregullt sipas vendbanimit:

QKMF”Rexhep Kuçi”-Suharekë

• QMF Studençan

• QMF Duhël

• QMF Bukosh

• QMF Mushtisht

• QMF Mohlan

• QMF Gjinoc

• AMF Sopijë

• AMF Grejkoc

Vaksinimi kryhet çdo ditë pune :

E Hënë-Premte nga ora 08:00-16:00.