Fillojnë punimet në ndërtimin e kompleksit afaristo – banesor, “Cima Grand Complex”, Prishtina merr pamje tjetër

Kompania e njohur e ndërtimit “Cima Construction” ka njoftuar se zyrtarisht ka nisur punimet për ndërtimin e  kompleksit afaristo – banesor “Cima Grand Complex” që ndodhet Prishtinë, në lagjen “Prishtina e Re”.

Detajet e Master Planit për ndërtimin kompleksit madhështor janë publikuar nga kompania. Koncepti i hartuar për projektin “ Cima Grand Complex” do të përmban:

  • Sipërfaqja e ndërtimit rreth 250,000 m2 faza e parë, 13 ndërtesa të shtrira në një sipërfaqe toke prej 40,700 m2 duke përdorur hapësirën për ndërtim me vetëm 30%.
  • Hapësirë e gjelbër dhe rekreative me 70% të sipërfaqes.
  • 13 ndërtesa afaristo-banesore dhe hotel
  • Apartamente standarde dhe apartamente eksluzive
  • Dyqane për afarizëm rreth 15,000 m2 
  • Hotel me sipërfaqe 21,000 m2
  • Parkim nëntokësor
  • Qendra për çerdhe dhe mjekësi familjare.

Me synimin për të krijuar një ambient të kualitetit të lartë dhe për të tejkaluar standardet e parashikuara, kompania është e vendosur të realizojë kryeveprën më të madhe të Prishtinës së Re deri më tani.

Kompleksi i kullës së madhe cima është konceptuar si një vend ku fillon një jetë e re e bukur dhe aktive, e vendosur në hapësirën më të mirë në një lagje unike urbane të pjesës së re të Prishtinës, dhe në qendër të saj ofron më të mirën për të investuar në prona të paluajtshme.