U Mbajt Takimi i Sigurisë Lokale: Policia dhe Institucionet Raportojnë për një Sezon Veror të Qetë

Në takim për koordinimin lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës, znj. Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet në komunë gjatë dy javëve të fundit.

Ndërsa komandanti Afrim Sylaj nga Stacioni Policor ka raportuar për një situatë të qetë në komunë. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur incidente të mëdha që do të ndikojnë në sigurinë e përgjithshme të komunitetit.

Përveç kësaj, masat e marra nga Policia dhe institucionet e tjera përgjegjëse kanë kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa janë trajtuar dhe adresuar çdo shqetësim i qytetarëve. Rritja e kontrolleve të trafikut dhe përpjekjet për parandalimin e aksidenteve kanë dhënë rezultate pozitive, duke ndihmuar në një përfundim të suksesshëm dhe të sigurt të sezonit veror.