Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim kryebashkiakun e Komunës së Eppingen, z. Klaus Hollaschke:
“I nderuar me vizitën e kryebashkiakut të komunës Eppingen, z. Klaus Hollaschke.
Ai është kryebashkiak tash e 20 vite, i zgjedhur për tri mandate, ku ka dëshmuar performancë të shkëlqyer duke i kontribuar perspektivës dhe zhvillimit të komunës Eppingen, Baden-Württemberg.
Komuna e Suharekës është e gatshme për bashkëpunimet e ardhshme në shumë fusha.
Si dy qytete shohim mundësi të shumta në të ardhmen”, shkruan Kryetari Muharremaj, lidhur me këtë vizitë.
Lini një Përgjigje