Nën patronatin e kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj, sot në hapsirat e Bibliotekës së Qytetit “Hajdin Berisha”u bë promovimi i Librit “ Mulla Nura veprimtar i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare (1895-1954)” i autorit dr.Qerim Lita.
Në promovim ishin të pranishëm shumë qytetarë, veprimtar të qështjës kombëtare, pasardhës të Mulla Nurës dhe përsonalitete tjera. Kryetari Bali Muharremaj këtë ditë e ka quajtur ditë të vaçant jo vetëm për Gjinocin ( fshatin e lindjës të Mulla Nurës, por edhe për Komunën tonë dhe për tërë vendin. Ndërsa një analizë të shkurtër librit i bëri recenzenti Fahrush Rexhepi, i cili këtë vepër e quajti studim shkencor mjaftë i qëlluar për gjenerata të tëra. Me një fjalë rasti ka fol edhe autori i librit dr.Qerim Lita i cili ka felenderuar të gjitha ata që kanë dhënë kontributin e tyre për të dal ky libër sa më i mirë dhe sa ma me vlerë.
Mulla Nura e ka dashur shkollën, e ka dashur arsimin më shumë se çdo gjë tjetër. Si përkrahës i madh i arsimit ai ka hapur shkollën e parë shqipe në shtëpinë e tij, u tha gjatë promovimit të librit “ Mulla Nura veprimtar i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare (1895-1954)
Lini një Përgjigje