Kryetari i Komunes së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se sërish zjarre janë paraqitur në komunën tonë, edhe pse kemi apeluar me kohë ndaj këtyre veprimeve.
“Unë nuk e kuptoj këtë situatë e aq më pak këto veprime që e dëmtojnë natyrën dhe i rrezikojnë njerëzit.
Persona të pandërgjegjshëm duhet të përballen me ligjin dhe kjo kursesi nuk duhet të tolerohet.
Natyrisht se me zjarrëfikësit jemi në vendin e ngjarjes në çdo kohë dhe se do të bëjmë përpjekje, me krejt mekanizmat që zjarri të shuhet, kudo ku paraqitet.
Por, kjo është e tepërt.
Lini një Përgjigje