Takim rreth vlerësimit të treguesve të gradimit për periudhën 6 mujore të 2024

Komuna e Suharekës në bashkëpunim me përfaqsues të USAID KMI, ka mbajtur sot një takim ku është bërë vlerësimi i treguesve të gradimit për periudhën 6 mujore të këtij viti, pra të gjashtmujorit të parë të vitit 2024.

Përmes diskutimeve dhe të dhënave që janë prezentuar është analizuar puna dhe angazhimi sidomos i dikastereve që kanë të bëjnë me finansat, prokurimin, Shërbimet publike etj. Përfaqsuesit e USAID KMI përmes diskutimeve e kanë vlersuar punën dhe angazhimin e shërbyesve civil gjatë këtij gjashtmujori. Në takim u tha se do të vazhdohet të punohet edhe në periudhën e ardhshme me sa më shumë transparencë dhe llogaridhënje.