Tash e tutje: Të gjitha në një vend – One stop shop

Komuna e Suharekës, si çdo herë edhe kësaj radhe ka ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Ajo ka bërë të mundur që qytetarët ta kenë sa më të lehtë kryerjën e obligimeve që kanë ( pagesat e të gjitha llojeve ) ti kryejnë brenda një hapsire që gjendet në oborrin e Komunës. Kreytari i Komunës Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka, drejtoresha e Administratës Kymete Bajraktari dhe udhëheqësit e Postës të nivelit qëndror dhe lokal, sot kanë biseduar me qytetarë të shumtë dhe kanë vërejtur se ata janë të kënaqur me këtë shërbim, pasi nuk kanë nevojë të humbin kohe duke ngarendur nëpër hapsira të ndryeshme t’i kryejnë obligimet finamnciare.

Qendra të gjitha në një vend – One stop shop do të jetë e gatshme çdo herë për të gjitha ata që kanë për të kryer shërbimet e tyre.