“Fat-Mani” Suharekë, organizon  debat publik, tema: Ndikimi në mjedis

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 12.09.2024 në ora 10:00  në hapësirat e Shkollës së Mesme Teknike “Skender Luarasi”  e cila gjendet në Komunën e Suharekës, do të organizohet debat publik nga Kompania N.T.P  “Fat Mani“, Studenqan, Suharekë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  vnm.komente@rks-gov.net

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.