Ballkani gjen pasuesin e Gripshit, transferon brazilianin Giovanni

Ballkani ka njoftuar transferimin e sulmuesit brazilian Giovanni Manson Ribeiro.

Pas largimit të Nazmi Gripshit, “Xhebrailat” kanë nisur përforcimet duke kompletuar transferimin e talentit 22-vjeçar.

Giovanni ka luajtur për grupmoshat U16 të kombëtares së Brazilit, ndërsa është rritur në akademinë e gjigantit holandez Ajax.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Direkt nga vendi i yjeve të futbollit botëror, skuadrës tonë i bashkohet super 22 vjeçari brazilian, Giovanni Manson Ribeiro.

Sulmuesi i majtë ka qenë reprezentues i Kombëtares së Brazilit për grupmoshat U-16, kurse karriera e tij është kultivuar në top klube, si Santos e Fluminese në Brazil, ndërsa në Evropë tek Akademia më e madhe në kontinent, Ajax.

Me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se reparti ofanziv i FC Ballkanit, tashmë është përforcuar me kualitetin fantastik të brazilianit”.