Dje në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë humanistja e madhe nga Austria Humanistja Johana Schwab Erika e cila ishte moter nderi.
Qytetarët e Komunës së Suharekës e kanë njohur si Motra Johana, ngase ajo ka kontribuar shumë dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gjithë Komunën e Suharekës, përmes ndihmave që ka sjelluar nëpër fshatrat e Komunës sonë dhe në vet qytetin e Suharekës. Ajo ka ndihmuar sidomos në fushën e Arsimit ku përmes saj janë ndërtuar dhe riparuar disa shkolla nëpër fshatrat e Suharekës.
Gjithashtu për vite të tëra në vazhdimësi ka ndihmuar shumë edhe duke i funksionalizuar kabinetet të ndryshme me paisje të nevojshme shkollore.
Sot një delegacion nga Komuna në përbërje Bexhet Kuçi, kryesues i Kuvendit, Enver Shabani, drejtor i Shërbimeve Publike, Hamdi Bytyqi drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “Skender Luarasi” dhe përfaqsuesi i Shoqatës së Bisneseve në Suharekë, Xhevat Muqa, u nis për të marrë pjesë në varrimin e Motra Johanës.
Lini një Përgjigje