Dje është mbajtur mbledhja e bordit të projektit “Fuqizimi i Veprimit Lokal Klimatik, nga UNDP

“Komuna e Suharekës ka nisur këtë bashkëpunim me UNDP-në dhe ADA-në si pikë fillimi i iniciativave lokale për një temë kaq të rëndësishme siç janë ndryshimet klimatike, si një sfidë e rëndësishme globale për të zbutur ndikimin e ndryshimeve klimatike në komunën tonë. Ndryshimet klimatike po shkaktojnë pasoja të rënda në të gjithë botën, duke ndikuar në shëndetin tonë, bujqësinë, dhe burimet natyrore. Komuna e Suharekës është pjesë e këtij realiteti, dhe ne nuk mund të jemi indiferent para kësaj sfide të madhe. “

Poashtu edhe zyrtarët tjerë kanë shprehur gadishmërinë e bashkëpunimit me Komunën e Suharekës, e cila do të vazhdoj edhe me projekte tjera të kësaj natyre.