Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar sot punimet në sheshin e qytetit, ku janë duke u zhvilluar punimet në rrjetin elektrik dhe atë të internetit.
Një punë shumë e mirë po bëhet në Suharekë. Tash e disa ditë po punohet në hapësirat e këtij qyteti rreth rrjetit elektrik- kabllor i cili së bashku me kabllo tjera po futën në hapësirën nëntokësore. Kryetari Muharremaj ka vizituar punimet e këtij Projekti dhe ka vlerësuar se po bëhet një punë shumë e mire:
“Rrjeti elektrik i vrazhdë dhe i pasigurtë në qytet, do ti takoj të kaluarës.
Tashmë i gjithë rrjeti elektrik, kabllor dhe të tjera janë në hapësirën nëntokësore, “ka thënë kryetari Muharremaj, pasi ka pare punimet nga për së afërmi.
Lini një Përgjigje