Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës.
Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar përfaqsuesi i Stacionit Policor në Suharekë, rreshter Sami Veselaj Shefi i cili ka thënë se ka qenë gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan. Ai më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur si dhe ka bërë të ditur se gjatë dy jave janë shqiptuar 507 tiketa për kundervatje dhe 32 urdhëresa të realizuara në gjykatë.
Lini një Përgjigje