Komandanti i Karabinierëve italianë në Kosovë viziton Suharekën

Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim komandantin e Karabinierëve italianë të Njësisë së Specializuar Multinacionale të KFOR-it në Kosovë, kolonelin Massimo Rosati.

Në këtë takim kryetari Muharremaj dhe koloneli Rosati kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve në lëmi të ndryshme.

Kryetari Muharremaj fillimisht e ka njoftuar komandantin italian me zhvillimet në komunë, aktivietet dhe të arriturat e Komunës si në zhvillimin ekonomik, kulturë, sport dhe në ambient të pastër me të cilin krenohet Suhareka. Më pastaj ata kanë vizituar Sheshin e Qytetit, Urën e Madhe si dhe Objektin e ri të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”.