Për nderë të “Ditës Botërore të Mjekut Familjar” ftonë të gjithë për dhënien vullnetare të gjakut

Për nderë të Ditës së QKMF-së dhe Ditës Botërore të Mjekut Familjar, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, i ftonë të gjithë njerëzit të cilët gëzojnë shëndet të mirë të paraqiten për dhënien vullnetare të gjakut.

Vendi:Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë

Datë:17.05.2024

Ora:09:00-11:00

“Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu”.