Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshatrat Sopijë e Budakovë.
Nga atje, Abdixhiku tha se tek familjarët e kryefamiljarët shtroi pikëpamjet e LDK-së mbi regresin politik, zymtësinë ekonomike, zbrazjen e vendit, të cilën ai e quajti sfidë kombëtare e që s’po merr përgjigje shtetare.
“LDK ka një program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës. Që e bën të ardhmen, kujdeset për familjen e rindërton aleancat. Rizgjimi popullor i djathtë dhe Lidhja shkojnë bashkë”, shkroi Abdixhiku.
Po ashtu kryetari i LDK-së, në Suharekë, Ardian Shala theksojë se:
Lidhja Demokratike e Kosovës si shtëpia më e madhe politike, është vendi ku bashkërendohen idetë, kontributet dhe profesionalizmi i shumë përsonaliteteve të fushave të ndryshme.
Inxhinjeri i Bujqësisë z. Xhevxhet Gashi, Asambleist në Asamblenë Komunale të Suharekës, nga sot e tutje do t’i bashkohet Rrugëtimit tonë politik, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me z. Gashi do të trajtojmë shumë tema të qeverisjes lokale me theks të veçantë në lëmin e bujqësisë si një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik.
Gjithashtu rrugës sonë nga sot e tutje i bashkangjitet edhe z. Albert Elshani, ingjinier i ndërtimtarisë e veteran i luftës.
Albert Elshani do të na mbështesë në hartimin e shumë projekteve me rëndësi të veçantë për qytetin e komunën tonë.
Lini një Përgjigje