Nderohen dëshmorët në 25 vjetorin e rënies heroike

Në Carralevën legjendare sot u shënua 25 vjetori i rënies heroike të dëshmorëve të

“Brigada 60-të” – Njësia diversante vëzhguese e SHP të UÇK-së, në fshatin Greiçec.

Për t’i nderuar dëshmorët e kësaj ane, pjesë e aktivitetit përkujtues kanë qenë edhe përfaqësues nga Komuna e Suharekës, kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Bexhet Kuçi dhe drejtorë të drejtorive komunale të cilët së bashku me familjarë të dëshmorëve, përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta dhe qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të dëshmorëve.