Nënkryetarja znj.Mihrije Suka, priti në takim lamtumirës Komandantin e LMT-së Zvicerrane te KFOR-it, kapitenin Daniel Barmettler

Sot komandanti i LMT-së Zvicerane të KFOR-it, Kapiten Daniel Barmettler u takua me nënkryetaren znj. Mihrije Suka, kryesisht për t’i shprehur mirënjohjen e tij ndaj Komunës dhe përfaqësuesve të saj.

Për 1.5 vitet e fundit, Kapiteni Barmettler ka punuar me Ekipin e tij të Ndërlidhjes dhe Monitorimit në Komunën e Suharekës, duke ruajtur bashkëpunimin e ngushtë dhe duke ndërtuar besimin me popullatën.

Pak i mërzitur, por gjithashtu krenar për punën që ka bërë, kapiteni Barmettler do të largohet nga Kosova në mes të prillit dhe ia lë komandën pasuesit të tij, Major Simon THALMANN dhe ekipit të tij. Major THALMANN, një komandant me përvojë, do të marrë përgjegjësinë për LMT-në në Suharekë.

Ai 22 vite më parë pati mundësinë të kryej shërbimin e tij në kampin “CASABLANCA” në Shirokë dhe arriti të fitoj përshtypjet e tij të para për komunitetin.

Ushtria Zvicerane është e lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet trupave Zvicerane të KFOR-it dhe Komunës së Suharekës.